Paraditen e kësaj të premteje kanë mbërritur në Gjykatën e Lezhës për t'u njohur me masën e sigurisë, motër e vëlla, 23-vjeçari Armand Lukani dhe Amelda Elezi, 21-vjeçe, të cilët u kapën të martën me tre mina me telekomandë, të cilat do t’i shisnin.
Gjatë momentit të hyrjes në Gjykatë, të dy të rinjtë kanë shpërthyer në lot, ndërsa i ati dëgjohet të thotë mes lotësh, "ç'më bërë mor bir".
Në një prononcim për gazetarët, i ati i dy të rinjve është shprehur se ata janë të pafajshëm dhe se dikush i ka përdorur, ndërsa ka shtuar se nuk ka mundur t’u sigurojë një avokat fëmijëve, pasi gjendja e tyre ekonomike është e vështirë.
"Djali nuk është marrë kurrë më mina dhe lëndë narkotike, punonte në bujqësi. Mendoj e i ka përdorur dikush, sepse nuk kishte ku t’i gjente. Nuk kemi marrë avokat sepse nuk kemi mundësi ekonomike", është shprehur në lot i ati.
Ndërkohë Gjykata vendosi "arrest me burg" për djalin dhe "arrest shtëpie" për vajzën.
“1. Vleftesimin e ligjshem te arrestimit ne flagrance te vendosur nga policia gjyqesore ndaj te dyshuarit Armand Lukani.
2. Vleftesimin e ligjshem te arrestimit ne flagrance te vendosur nga policia gjyqesore ndaj te dyshuares Amelda Elezi.
3. Te caktohet ndaj te dyshuarit Armand Lukani masa e sigurimit “Arrest ne burg”, e parashikuar ne nenet 238 i K.Pr.Penale, pasi dyshohet per vepren penale te “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armeve,armeve shperthyese dhe i municioni”, parashikuar nga neni 278/5 i Kodit Penal.
4. Te caktohet ndaj te dyshuares Amelda Elezi masa e sigurimit “Arrest ne shtepi “, e parashikuar ne nenet 237 i K.Pr.Penale, pasi dyshohet per vepren penale te “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal .
5. Urdherohet e dyshuara Amelda Elezi qe te mos largohet nga banesa ku banon e ndodhur ne Lagjen “Spile” qyteti Himare deri ne perfundim te procedimit penal te ngritur ndaj saje.
6. Urdherohet e dyshuara Amelda Elezi qe ne raste te nevojave urgjente mjeksore per tu paraqitur ne qendra shendetesore apo Spital te njoftoje menjehere Policine Gjyqesore prane Komisariatit te Policise Lezhe.
7. Urdherohet lirimi i menjehershem i te arrestuares Amelda Elezi nga gjendja e paraburgimit, nese nuk mbahet e arrestuar per ndonje mase tjeter sigurimi ose eshte duke vuajtur ndonje denim tjeter penal.
8. Prokuroria dhe Policia Gjyqesore te zbatojne urdhrat e dhena nga gjykata.
9. Kunder vendimit lejohet ankim ne Gjykaten e Apelit Shkoder, brenda 5 diteve nga e nesermja e shpalljes.”





