Po largohej nga Shqipëria nëpërmjet aeroportit të Rinasit, por është arrestuar nga policia.
Ardian Bratu u kap, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti italian.
Ai është i dënuar me 11 vite burg në Itali dhe do të ekstradohet drejt këtij vendi për të kryer denimin.
Dënimi i tij është dhënë për shkak të akuzave për trafik droge në këtë shtet.
Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së arrestit në burg 40 ditor për Bratun me qëllim ekstradimin e tij në Itali.





