Në vijim të kontrollit të terrenit për parandalimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike, Policia e Krujës ka arrestuar në flagrancë 4 shtetas dhe po procedohet në gjendje të lirë 1 kryeplak fshati.

Nga burimet zyrtare, mësohet se në pranga kanë përfunduar shtetasit:

  • -A. A.,41 vjeç, banues në Nikël;
  • -A. Y., 35 vjeç, banues në Nikël.

Gjatë kontrollit në afërsi të lumit Tërkuzë, në fshatin Nikël, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një sasi kubikësh të mbjellë me fara, të dyshuar Cannabis Sativa.

Po në vijim të operacionit të kontrollit të territorit, Policia arrestoi në flagrancë edhe shtetasit:

  • -S.B., 26 vjeç, banues në Rinas;
  • -A.B., 18 vjeç, banues në Rinas.

Arrestimi i tyre u bë pasi u kapën në arën në pronësi të tyre, me një sasi kubikësh të mbjellë me fara Cannabis Sativa.

Gjithashtu filloi procedimi penal për shtetasin Xh.K., 52 vjeç, banues në Rinas, sepse duke qenë Kryeplak, nuk ka  raportuar se në njësinë administrative që ai ka në administrim, janë mbjellë bimë narkotike.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotikëve, kryer në bashkëpunim", parashikuar në nenet 284 dhe 25 të Kodit Penal.