Policia italiane e Pizës ka kapur 10 kg kokainë të cilësisë së pastër si dhe ka arrestuar 3 shtetas shqiptarë të cilët po udhëtonin me dy automjete luksoze.

Ka qënë nuhatja e qenit antidrogë "Lion", i cili ka nuhatur lëndën narkotike në bordin e njërit prej dy automjeteve që u ndalua në një kontroll rrugor. Kokaina e konfeksionuar në pako të presuara hermetikisht është gjetur në një vend të modifikuar enkas në bagazhin e automjetit.

Gjithashtu në automjetet e shqiptarëve janë sekuestruar 8 telefona celularë dhe mbi 4100 euro cash. Testi i kokainës rezultoi se është e cilësisë 100% e pastër e që mund të përdorej për të përgatitur të paktën 40 mijë doza.

Vlera e përfitimit në treg përllogaritet mbi 1 milionë e 200 euro. Tre shqiptarët janë në dispozcion të autoriteteve gjyqësore në burgun e Pizës.