Një imitim brilant i aktorit të humorit Rezart Veleshnja, por duket se personazhit të imituar nuk i ka pëlqyer dhe aq shumë.

Aktori i njohur i “Portokalli” ka publikuar këtë të enjte një video ku performon një imitim të shkëlqyer të zv.Kryeministrit Erion Braçe. Imitimi të ngjan me origjinalin dhe sikur të mos kishte pamje, shumëkush mund të ngatërrohej dhe të thoshte se po flet vetë Braçe.

Por e habitshme është fakti se Braçe vetë i ka bërë block në rrjetin social instagram Rezart Veleshnjës.

‘Imitimi i Erionit është i lehtë në krahasim me Berishën për shembull. Kam marr reagime të ndryshme, Erioni më ka bërë block në Instagram. Imitimi nuk është asnjëherë dashakeq ka njerëz që e marrim me pozitivitet, por ka të tjerë që tingëllon pak keq, i duket sikur ti ke diçka personale, varet sepse psikologjia e njerëzve është e ndryshme’,- ka përfunduar Rezarti.