Eni Çobani është një ndër juristet më të dashura për publikun shqiptar.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, ku publikon herë pas here foto si nga seancat e ‘Shihemi në gjyq’, ashtu edhe nga përditshmëria e saj.

Së fundmi Eni ka postuar disa foto ku shfaqet në natyrë, e veshur sportive, teksa shkruan: ‘Mirmëngjes nga natyra e mrekullueshme e vendit tim’.

Në mes të komenteve të shumta ka rënë në sy ai Shikh Ali Abbas Alazawi, i cili e krahason Enin me hënën. ‘Faleminderit’, i përgjigjet juristja.