Një sasi tritoli ka shpërthyer në depon e ujësjellësit të fshatit Kopaçëz të Delvinës, mbrëmjen e së mërkurës. Lënda plasëse ishte vendosur në tubacionin kryesor të depos, duke dëmtuar furnizimin me ujë.

Në vendngjarje shkuan forcat e policisë të cilat konstatuan dëmet materiale të shkaktuara nga shpërthimi i tritolit.

Asnjë person nuk është lënduar, teksa uniformat blu kanë shoqëruar disa të dyshuar për t’i marrë në pyetje. Motivet e këtij akti kriminal janë të paqarta.