Një specialist gjyqësor së shpejti mund të vendosë nëse një burrë mund të vazhdojë të bëjë dashuri me gruan e tij, i martuar prej më shumë se 20 vjetësh.

Gruaja ka vështirësi në të mësuarin dhe zyrtarët e këshillit kanë pohuar se ka dëshmi se shëndeti i saj mendor nënkupton se ajo nuk ka më kapacitetin për të marrë vendime në lidhje me pëlqimin seksual.

Përgjegjësi i shërbimeve sociale që merret me kujdesin e saj, i ka kërkuar Gjykatës së Mbrojtjes, të marrin në konsideratë rastin.

Avokatët që përfaqësojnë këshillin e paidentifikuar kanë kërkuar nga gjykata që të nxjerrë një urdhër që e ndalon burrin që të ketë marrëdhënie seksuale me bashkëshorten për të parandaluar dhunimin e saj.

Gjyqtari Justice Hayden ka shqyrtuar të gjitha çështjet në rastin e pazakontë në një seancë paraprake në Londër. Gjykatësit i janë thënë se burri ka ofruar që të ketë më shumë marrëdhënie seksuale me gruan e tij.

 

Por, gjykatësi tha se dëshironte të shqyrtonte më shumë detaje dhe të dëgjonte argumente nga avokatët që përfaqësonin gruan, bashkëshortin e saj dhe këshillin e përfshirë para se të merrnin ndonjë vendim.