Kombëtarja kosovare e futbollit po kalon një moment magjik. Paraqitjet në takimet ndërkombëtare kanë bërë jehonë në mediat botërore, duke e cilësuar skuadrën "Dardane" si "Brazili i Ballkanit".

12 takime pa humbje konsoliduan pozitat e kombëtares së drejtuar nga Bernard Challandes, që për këtë fakt kanë marrë edhe shpërblimin e merituar.

Në fillim të Ligës së Kombeve,Qeveria Kosovare premtoi premio prej 500 mijë eurosh nëse do të fitonin grupin D, objektiv të cilën e arritën pa shumë sforco. Kështu, Qeveria Kosovare ka mbajtur premtimin, teksa ditën e sotme ka akorduar edhe ndarjen e premios për Kombëtaren e tyre.

“Qeveria e Kosovës ka miratuar në mbledhjen e sotme vendimin sipas të cilit ka ndarë 500 mijë euro për Kombëtaren e Kosovës në Futboll”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.