Të gjithë festojnë kur fejohen, martohen apo bëhen me fëmijë, por një grua është bërë virale në internet pasi festoi divorcin nga bashkëshorti.

Marie Lollis festoi kapitullin e ri të jetës së saj duke realizuar një set fotografik ku dukej shumë e lumtur. Në një nga imazhet shihet me një gotë vere ku shkruan: "Më në fund e divorcuar, lamtumirë djalë."

Por lumturia e saj pas divorcit u bë virale në internet. Marie tha se i lindi ideja për realizmin e fotove pasi divorci nga  Quinton Eaton, bashkëshorti i saj prej 13 vjetësh, më në fund u finalizua këtë muaj.

"Doja një mënyrë për të festuar mbylljen e këtij kapitulli të jetës sime dhe të festoja që më në fund divorci u bë zyrtar,"-tha ajo.