Në Ukrainë sot janë mbajtur zgjedhjet presidenciale, ku në garë janë tre kandidatë: Një komedian që imitonte presidentin në një shfaqje televizive, kreu aktual i shtetit dhe ish-kryeministrja, Julia Timoshenko, që garon për të tretën herë në zgjedhjet presidenciale.

Komiku Volodimir Zelenski, është bërë i njohur në serialin televiziv “Shërbyesit e Popullit”, ku luan rolin e një mësuesi që papritmas e gjen veten president. Popullariteti u rrit pasi një nxënës i tij publikoi në “YouTube” një nga fjalimet në të cilin ai denonconte elitën.

Presidenti Petro Poroshenko, sipas sondazheve gëzon mbështetjen e vetëm 13.7 për qind të votuesve. Asnjëri nga kandidatët nuk pritet të fitojë shumicën në raundin e parë. Në bazë të ligjit, dy më të votuarit do të përballen në një raund të dytë të zgjedhjeve.