Një sasi eksplozivi është gjetur mbrëmjen e sotme në mes të rrugës në lagjen "10 koriku" në Vlorë.
Lënda plasëse është konstatuar në aksin e Unazës, rruga që dublon Lungomaren dhe dyshohet se mund të jetë shkëputur gjatë ecjes nga ndonjë automjet.
Tritoli me detonator i lidhur me tel është i mbështjellë me letër natriban dhe pritet ndërhyrje nga forcat xhenio.
Policia ka bllokuar menjëherë rrugën ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Policia e Vlorës po bën këqyrjen e pamjeve filmike për të bërë të mundur identifikimin e makinës të cilës mund t'i ketë rënë eksplozivi i gjetur në rrugë.





