Policia e Tiranës ka arrestuar një 44-vjeçar për armëbajtje pa leje pas denoncimit të qytetarëve, ndërsa ka sekuestruar një armë zjarri pistoletë.
"Në numrin e emergjencave 112 qytetarët kanë njoftuar se në zonën e Kombinatit një shtetas lëvizte me armë. Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6 kanë bërë krehjen e zonës dhe në rrugën "Konferenca e Pezës" kanë konstatuar shtetasin i cili përkonte me përshkimin e dhënë. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar shërbimet e policisë i gjetën një armë zjarri pistoletë. Në kushtet e flagrancës u bë arrestimi i shtetasit:
G. T., 44 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprat penale "Vjedhja" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak")", njofton policia.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak".





