Një zjarr i madh ka përfshirë një zonë me pyje dhe kullota në Peshkopi.
Sipas burimeve zjarri nuk është shuar ende pasi favorizohet nga era, zjarrfikëset e kanë të pa mundur të futen për shkak të terrenit të vështirë.
Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, pasi kohët e fundit janë shtuar raste të tilla. Deri tani asnjë person nuk është vënë para përgjegjësisë.





