Dy persona, pasagjerë në një automjet, janë plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd –Prrenjas, në fshatin  Pishkash.

Policia thotë se “shtetasi H.P., duke drejtuar mjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë aksidentuar dy pasagjerë, të cilët ndodhen në spitalin e Prrenjasit, jashtë rrezikut për jetën”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.