Gjykata për Krime të Rënda ka lënë në burg Eduart Deliallisi, 34-vjeçarin i cili u kap me rreth 2 kg heroinë në trup në portin e Durrësit.

I riu ishte shofer kamioni dhe në trupin e tij kishte fshehur 2.1 kg heroinë, që kishte si destinacion Italinë.

Operacioni u zhvillua nga Policia Kufitare në bashkëpunim me agjentë të sektorit antidrogë në policinë e Durrësit.