jë zjarr i madh ka rënë pak çaste më parë pranë nënstacionin elektrik në fshatin Zallë të Fushë-Krujës. Zjarrfikëset kanë ndërhyrë për shuarjen e zjarrit.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për të identifikuar shkaqet e mundshme.

Vatra e zjarrit ka rënë 5 kilometra larg nga nënstacioni elektrik dhe nuk ka asnjë rrezik për këtë nënstacion thanë burime pranë OSHEE për BalkanWeb.

“Zjarri ka rënë 5 km larg nënstacionit. Ka qenë operatori i nënstacionit qe ka njoftuar vatrën e zjarrit por që s’ka lidhje me objektin tonë”, thanë burimet.