Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes së ndodhur mbasditen e djeshme ku në rrugën "Taulantët", u plagos me mjet prerës një 21-vjeçar.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.3, arrestuan shtetasin F. K., 17 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas mbasditen e djeshme në rrugën “Taulantët” për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës shtetasin O. M., 21 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit F. K., për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 88 dhe 279 të Kodit Penal.