Falë bashkëpunimit me qytetarët, Policia e Fierit ka arrestuar një shtetas për armëmbajtje pa leje.
Nga informacionet e marra nga qytetarët, policia ushtroi kontroll në banesën e shtetasit G.K në Levan ku gjeto dhe sekuestroi një armë zjarri automatike me një karikator dhe 20 fishekë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:
G.K, 34 vjeç, banues në Levan, Fier.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak".





