Bllokohet në portin e Durrësit një sasi e konsiderueshme heroine dhe kokaine.

Lënda narkotike është sekuestruar nga policia Kufitare në bashkëpunim me agjentë të antidrogës në një kamion që do të imbarkohej në një nga tragetet që lidhin portin e Durrësit me Italinë, bëjnë të ditur burime policore për DurrësLajm.

Nuk dihet ende sasia e lëndës narkotike të sekuestruar dhe nëse ka persona të arrestuar.