Në bashkëpunimi me qytetarët, Policia e Lushnjes ka vënë në pranga një shtetas i cili shpërndante lëndë narkotike në doza.
Mbi bazën e informacioneve të mara nga qytetarët, Patrulla e Policisë së Komisariatit Lushnje, ushtruan kontroll në mjetin tip "Volkswagen" që drejtohej nga shtetasi E.M ku i gjetën dhe sekuestruan 9 doza me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
Gjithashtu, edhe pasagjerit në mjet, shtetasit E.K, ju gjetë dhe sekuestrua një dozë kanabis.
Në këto kushte, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" shtetasin E.M, 38 vjeç, banues në Lushnje dhe proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasin E.K, 40 vjeç.
Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje.





