Një automjet tip 'Benz' është djegur mbrëmjen e së enjtes pranë rrugës së fshatit Kakarriq, vetëm 50 metra nga superstrada drejt Shkodrës. Makina ngjyrë blu me targa me targa AA377KH është shkrumbuar tërësisht.

Burime në vendin e ngjarjes thanë se dyshohet se makina është djegur nga 2 persona, të cilët kanë pasur një konflikt me drejtuesin e mjetit. Policia thotë se po punon për të identifikuar dhe kapur autorët.