Një gjykatë në Londër ka dënuar me 15 vite burg 33-vjecarin shqiptar Lodvik Guraj, i konsideruar si “koka” e një grupi të trafikimit të kokainës.
Sipas drejtësisë britanike, shqiptari ishte tregtar i madh i kokainës dhe është shpallur fajtor për furnizimin e më shumë se 40 kg kokainë me vlerë 2 milionë euro tek përdoruesit në të gjithë Londrën dhe në juglindje, raporton Dailymail.
Shqiptari jetonte në një apartament luksoz në Greenford dhe u arrestua në dhjetor të vitit 2017. Ai përdorte më shumë se 42 telefona celularë për të drejtuar grupin e tij të drogës gjatë një periudhe 18-mujore.





