Dy aksidente me pasojë vdekjen janë shënuar brenda pak orësh në Gjirokastër dhe Burrel.

Një grua ndërroi jetë në një aksident tragjik të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Tepelenë-Krahës. Ajo udhëtonte me bashkëshortin e saj në një automjet tip Volkswagen, kur janë përplasur me një autobus me targa të Elbasanit, që ishte duke shkuar në drejtim të Sarandës.

Përplasja ka rezultuar fatale për gruan, e cila ndërroi jetë në vend, ndërsa bashkëshorti i saj mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital. 

Ndërsa aksidenti tjetër është regjistruar në vendin e quajtur ish-pularia, Burrel. Ka dalë nga rruga automjeti tip kamionçinë  dhe për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi shtetasi B.Daçi rreth 30 vjeç.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.