Mëngjesin e sotëm është raportuar për një sulm me armë në qytetin hollandez të Utrecht. Sipas mediave vendase, dëshmitarët deklaruan se një burrë teksa udhëtonte në një nga tramvajet e qytetit, ka nxjerrë një armë dhe ka filluar të gjuajë në drejtim të pasagjerëve të tjerë.
Nuk ka raportime për të vdekur, megjithatë ka dhjetëra të plagosur.“Nuk është ende e artë sa persona janë plagosur apo nëse ka viktima. Emergjencat civile ndodhen në tram, në algjen 24 Octoberplein. Po transportohen shumë persona në spital”– shkruan një tjetër raportues.
Ndërkohë policia e Utrecht ka dalë me një deklaratë zyrtare: “Incident me të shtëna armësh në 24 Octoberplein. Raportohet për disa të lënduar. Ndihma e parë po jepet, më shuëm detaje do jepen në vazhdim.”
Dyshohet se sulmi të jetë kryer nga disa persona dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.





