Ndihmës sekretarja e shtetit e SHBA-së për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimin e Ligjit, Kirsten D. Madison, do të vizitojë sot Kosovën.
Madison do të bëjë dorëzimin e një donacioni për Agjencinë Kosovare të Mjekësisë ligjore. Vizita e saj u paralajmërua ditë më parë, ku ndër të tjera u bë e ditur se Madison do të takohet me kryeministrin Ramush Haradinaj, zyrtarë të Policisë së Kosovës, të Ministrisë së Drejtësisë, të Shërbimit Korrektues dhe anëtarë të shoqërisë civile, në mënyrë që të nxisin reformën në drejtësi dhe në zbatimin e ligjit në Kosovë.
Në Kosovë gjatë ditëve të kaluara për vizitë ishin edhe zyrtarë të tjerë amerikanë, dhe temë diskutimi e vizitës së tyre ishte aktualiteti politik.