Një krim i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme tek Liqeni Artificial i Tiranës. Haxhi Baxhinovski u qëllua me disa plumba, ndërsa ishte duke vrapuar së bashku me djalin e tij.
Sot janë mësuar edhe detaje të reja. Sipas të dhënave nga policia, krimi ka lidhje me një borxh të vjetër, i pashlyer nga viktima.
Ky fakt ka sjellë përplasje të shpeshta me autorin e krimit. Ka qenë djali i viktimës ai që e ka njohur menjëherë autorin e krimit, duke dëshmuar për policinë.
Autori i krimit dhe një person tjetër që e ka ndihmuar janë shpallur në kërkim.





