Pas protestës së opozitës dhe incidenteve përpara parlamentit policia ka nisur shoqërimet e para. Mes të ndaluarve janë kryetari i PD-së së Fierit, Luan Baçi dhe djali i tij.
Ka qenë një patrullë policie që ka ndaluar automjetin e Baçit dhe ka nxjerrë prej aty djalin e ish-deputetit, për ta shoqëruar në komisariat.
Kryedemokrati i Fierit ka bërë rezistencë ndaj policisë, ndërsa blutë kanë shoqëruar edhe atë. Djali i zyrtarit të PD-së ankohet se e ka dhunuar një efektiv policie civil.





