Rrjeti social Facebook ka reaguar lidhur me publikimin live të masakrës së Zelandës së Re duke insistuar për fshirjen e llogarisë së vrasësit sa më shpejt të jetë e mundur.
28-vjeçari Brenton Tarrant, përdori Facebook për të transmetuar vrasjen e 49 besimtarëve myslimanë në xhaminë e Al Noor, në Christchurch, gjatë lutjeve të së premtes.
Policia e Zelandës së Re alarmoi gjigantin e mediave sociale për masakrën menjëherë pas fillimit të saj, konfirmoi Facebook ndërsa dha ngushëllimet edhe për familjarët e viktimave. Pamjet e publikuara në Facebook tregojnë vrasësin duke marrë armë për të filluar sulmin e tij të sëmurë ndaj besimtarëve, në xhami.
"Zemrat tona shkojnë tek viktimat, familjet e tyre dhe komuniteti i prekur nga ky akt i tmerrshëm. Policia e Zelandës së Re na alarmoi me një video në Facebook pak pasi filloi sulmi, dhe ne shumë shpejt hoqëm edhe llogaritë e sulmuesit në Facebook dhe Instagram.",- tha shefi i Facebook në Australi dhe Zelandën e Re, Mia Garlick, në një email për Business Insider.





