Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së Parë për vëllezërit Markelian dhe Klevi Doçi si dhe italianin Salvatore Letizzia, i njohur me nofkën Piccolo Letizzia.

Apeli ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për italianin Salvadore Letizia dhe 27 vite për Markelian Doçin e 20 vite për Klevi Doçin, të akuzuar për ngjarjen e ndodhur në 27 maj 2015 te "Bulevardi Zogu I", ku mbetën të vrarë Mentor Lufi (Doçi), Gerti Goxhaj dhe Besnik Sulku.

Dyshohet se ngjarja e ndodhur në Tiranë është një zinxhir hakmarrjesh që lidhet me vrasjen e Durim Sulkut në Holandë në prill të 2015.