Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Shkodër, ku një grua rreth 52 vjeçe ka vdekur ndërsa vajza e saj, e cila është shtatzënë, ndodhet në gjendje të rëndë.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të zonës së njohur të ish-5 heronjve në rrugën Shkodër-Koplik, ku të dyja janë përplasur nga një makinë.

19-vjeçarja është në sallën e reanimacionit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje ku po heton rrethanat.