Kryeministri Ramush Haradinaj ka komentuar sërish sot takimin që pati dje me dy këshilltarët e kancerales gjermane, Angela Merkel.

Haradinaj, tha se të dy këshilltarët i kanë kërkuar heqjen e taksës duke e argumentuar si diçka që krijon probleme me dialogun.

“Nuk është mesjeta që gjërat të bëhen me kërcënime me pasoja. Nëse Serbia. Bashkësia ndërkombëtare nuk po mudnet me e bindë Serbinë në dialog, atëherë po i bën presion viktimës, pra Kosovës”, është shprehur Haradinaj.