Gjykata për Krimet e Rënda dënon me burgim të përjetshëm Fatjon Karmeshtnën. Ai u shpall fajtor për vrasjen e Suela Sulës.

Sipas organit të akuzës, 35-vjeçari punonjës i mobilerisë, ka mbytur gruan e pronarit Sadedin Sula. Ky i fundit akuzonte bashkëshorten e tij për tradhti.

Biznesmeni duke qenë se i frikësohej divorcit për përgjysmimin e pasurisë, kërkoi vrasjen e saj. Krimi ndodhi në prill të 2016-s në Shkodër. Nëna e tre fëmijëve u gjet e mbytur në tualetin e biznesit të tyre.

Sadetin Sula është shpallur fajtor më herët me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë në qershor të 2018-s. Ai u dënua më “burgim të përjetshëm”, por më pas prokuroria ndryshoi akuzën në “nxitës” të krimit.

Ai vazhdon të këmbëngulë se është i pafajshëm dhe se dënimi i përjetshëm i shkallës së parë është i pabazuar në prova. Sipas Sulës, ai kishte një martesë të lumtur me bashkëshorten Suela Sula dhe vendimin për “burg të përjetshëm” e ka apeluar në Gjykatën e Krimeve të Krimeve të Rënda.