Gazeta britanike "The Mirror" në një artikull dedikuar mafias shqiptare shkruan se numri i shqiptarëve në burgjet e Anglisë pothuajse është katërfishuar në pesë vitet e fundit ndërsa bandat e drogës kanë pushtuar rrugët me kokainë të lirë.

Sipas shifrave të ministrisë së Drejtësisë nëse numri i të burgosurve shqiptarë në 2013 ishte 212 vitin e kaluar kjo shifër ka shkuar në 760. Nga këta 433 persona janë në burg për drogë.

Në muajin shkrut, gazeta britanike shkruante se mafia shqiptare zotëron tregun 5 miliardë paund të kokainës në Britani

Një studiues në Universitetin Leeds Beckett dhe një ekspert për bandat, Mohammed Qasim, citohet duke thënë: “Shqiptarët kanë siguruar një reputacion serioz, dhe askush nuk përpiqet t’i sfidojë ata. Kemi shqiptarë të rinj që vijnë vetëm për të fituar para nga tregu i drogës. Disa prej tyre kanë vila të mëdha në Shqipëri.”