Gjykata për Krime të Rënda vlerësoi të ligjshëm arrestimin e ish-boksierit të Vllaznisë, Nelson Hysa, duke e lënë të në masën e sigurisë "Arrest me burg".

Hysa u arrestua mëngjesin e të shtunës, pasi ishte shpallur në kërkim si pjesë e grupit të “Bajrit” në shtator të 2018.

Ndaj tij, rëndojnë akuzat “Paracaktim i rezultateve më garat sportive”, “Pjesëmarrje në grup kriminal” dhe “Organizatë kriminale”.