Pas vizitës së nënsekretarit për Çështje Politike në Departamentin Amerikan, David Hale, në Kosovë mbërrijnë sot edhe dy këshilltarët kryesor të kancelares gjermane Angela Merkel.

Këto javët e fundit, vizitat e përfaqësuesve të lartë të shteteve mike në Kosovë janë shtuar ndjeshëm, dhe boshti i bisedimeve ne te gjithe rastet ka qene taksa 100% e vendosur produkteve serbe dhe dialogu me Serbinë.

Edhe pse Merkel e ka bere te qarte qe ne fillim se ishte kundër idesë së korrigjimit te kufijve, Berlini nuk pajtohet as ai me taksen dhe i ka kërkuar ekzekutivit ne Prishtinë të heq dorë prej tarifës polemizuese.

Hale më herët i ftoi liderët e Kosovës që të flasin me një zë, në mënyrë që të fuqizohet dhe roli I saj në dialog. Ai percolli mesazhin se përkrahja e SHBA-së është e palëkundshme, e duke folur për marrëveshjen gjithëpërfshirëse me Serbinë, përseriti se në thelbin e saj duhet te qendroje njohja e ndërsjellët.

Vizita në Kosovë është ndalesa e fundit e turit te tij në Evropë gjatë te cilit qëndroi edhe në Beograd prej nga u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të ndërpresin provokimet dhe të rihapin bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Bisedimet janë pezulluar për shkak të refuzimit të Serbisë për vazhdimin e tyre pa heqjen e tarifave ndaj mallrave serbe, që u vendosën në nëntor të vitit të kaluar nga qeveria e Kosovës.