Një avion i “Ethiopian Airlines” me 157 persona në bord është rrëzuar mëngjesin e së dielës teksa fluturonte për në Nairobi të Kenjas.
Avioni “Boeing 737”, që transportonte 149 pasagjerë dhe 8 anëtarë të ekuipazhit, raportohet se u rrëzua vetëm 6 minuta pasi u ngrit në fluturim nga kryeqyteti i Etiopisë, Addis Ababa.
Mediat ndërkombëtare raportojnë për shumë viktima, por nuk dihet ende nëse ka të mbijetuar.
“SKY News” raporton se avioni me numër fluturimi “ET 3012” është rrëzuar afër qytetit të Bishoftu-s, 50 km në juglindje të Addis Ababa. Aeroporti humbi kontaktin me avionin në orën lokale 08:44 të mëngjesit të së dielës.
Lajmi për rrëzimin e avionit u konfirmua edhe nga zyra e kryeministrit të Etiopisë, i cili ngushëlloi të afërmit e viktimave





