Ish-kryeministri Berisha denoncoi gjatë ditës së sotme për një sulm me thikë që ka ndodhur në një supermarket në Shijak pasditen e djeshme, por që nuk është njoftuar nga Policia. Qytetari dixhital shprehej se Policia e ka detyruar pronarin e lokalit të fshijë kamerat, që filmuan ngjarjen, edhe pse të pranishëm gjatë ngjarjes qenë disa dëshmitarë.
Ndërkohë, për ngjarjen ka reaguar edhe policia e Durrësit, e cila pranon se në ambientet e një marketi shtetasi E.M. 42 vjeç ka kanosur me thikë shtetasin E.K.,37 vjeç.
“Autori i kësaj ngjarjeje është vetëdorëzuar mesditën e sotme në Komisariat”,- njofton policia.
Njoftimi i policisë:
Shjak
Në lidhje me një publikim të bërë në rrjetet sociale, sqarojme se:
Më datë 05.03.2019, rreth orës 16:00, në Shijak në ambientet e një marketi për motive të dobëta shtetasi E.M.,42 vjeç ka kanosur me thikë shtetasin E.K.,37 vjeç, dhe është larguar.
Policia ka kryer të gjitha veprimet proceduriale dhe materialet i janë referuar Prokurorisë.
Autori i kësaj ngjarjeje është vetëdorëzuar mesditën e sotme në Komisariat.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në ngarkim të shtetasit E.K. për veprat penale "Kanosja" dhe "Përndjekja" të parashikuara në nenet 84 dhe 121/a të Kodit Penal





