Një aksident i gjashtëfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Jakov Xoxa”, në afërsi të Shtëpisë së të Moshuarve, një rrugë mjaft e frekuentuar në lagjen “Liri”.
6 mjete janë përfshirë në aksident, por pa dëmtime në njerëz. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 20.30 të së martës.
Dy mjete, një Audi dhe një Mercedes, janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërkohë që njëri prej drejtuesve ka humbur kontrollin duke dëmtuar edhe 4 mjete të parkuara në anë të rrugës.
Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.





