Një çantë me mjete piroteknike është gjetur pranë Kuvendit ku po vijon protesta e qetë e opozitës, ndërkohë që po zhvillohet seanca plenare.

Brenda në çantën e sekuestruar nga policia shihen fishekzjarrë të llojeve të ndryshme.

Policia ka rrethuar Kuvendin, e vendosur në disa kordonë ndërsa pedonalja dhe institucionet rreth saj janë të mbrojtura nga policia.