Një sherr mes dy të rinjve ka ndodhur pak më parë në mes të një prej rrugëve kryesore në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur te kryqëzimi i stadiumit, pranë gjimnazeve publike.

Burime nga Policia thanë për "DurrësLajm" se dy të konfliktuarit janë shoqëruar në polici, ndërsa njëri ka marrë ndihmën e bluzave të bardha, në urgjencën e spitalit.

Nuk dihen ende shkaqet që çuan dy të rinjtë të cilët u gjakosën, drejt një akti të tillë, që ka çuditur jo pak edhe kalimtarët.