Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen 15, në Spitallë të Durrësit.
Një çift të moshuarish B.Y., 70 vjeç dhe Th.Y., 70 vjeçe kanë rënë pre e dhunës brenda banesës së tyre, e për pasojë janë plagosur, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ata janë nën kujdesin e bluzave të bardha të Durrësit, siç shihet edhe nga pamjet filmike që operatori i DurrësLajm ka fiksuar në spitalin rajonal.
Policia e Durrësit bën të ditur se në banesë nuk është vjedhur asgjë, ndërkohë që po punohet për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
NJOFTIMI I POLICISE:
Durrës
Informacion paraprak
Më datë 04.03.2019, rreth orës 19:35, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës kanë shkuar shtetasit B.Y., 70 vjeç dhe Th.Y., 70 vjeçe, banues në lagjen 15 Durrës, jashtë rrezikut për jetën, të cilët janë goditur me sende të forta nga dy persona të paidentifikuar.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre në lagjen 15, ku autorët nuk kanë vjedhur asgjë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.





