Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Durrës.

Një çift të moshuarish janë dhunuar në shtëpinë e tyre. Persona të paidentifikuar kanë hyrë në shtëpinë e çiftit durrasak dhe i kanë masakruar e gjakosur. Paraprakisht dyshohet se ata kanë pasur qëllim grabitjen, por në shtëpi nuk kanë bërë rrëmujë dhe nuk kanë marrë gjë.

Çifti i moshuar ka lëndime të shumta në kokë dhe janë në gjendje të rëndë në spitalin e qytetit.

Dy të moshuarit janë gjetur të goditur në kokë nga fqinjët dhe janë dërguar në gjendje të rëndë në spital.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen nr.15, në zonën e Spitallës.