Policia ka ndaluar 16 shtetas sirianë në Kapshticë në zonën e kufirit të gjelbër. Mësohet se të ndaluarit janë dy çifte bashkëshortësh bashkë me 12 fëmijët e tyre minorenë.
Ata janë dërguar në drejtorinë e kufirit dhe migracionit të Korçës ku do të merren deklaratat e tyre dhe më pas do të dërgohen drejt qendrës së azilkërkuesve të Tiranës.





