Një automjet tip "Citroen" me targa AA 698 GT, është aksidentuar duke dalë nga rruga e duke u përplasur me kangjellat e rrethimit të Portit të Durrësit.

Aksidenti është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne rreth orës 10:00, në rrugën e re paralel me Portin.

Nga informacionet e para nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve.