Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në qendër të Durrësit.

Një automjet është përplasur me shtyllën e ndriçimit në sheshin “Liria”, para prefekturës.

Nga aksidenti nuk ka patur persona të lënduar, vetëm dëme materiale.

Policia ka nisur precedimin penal ndaj drejtuesit të mjetit për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.