Mëngjesin e kësaj të shtune, gjykata e Vlorës ka vendosur masën arrest me burg për Vangjel Kapllanin, adoleshenti që vrau gjyshin e tij dy ditë më parë me armë zjarri.
Gjykata vendosi gjithashtu masën "arrest me burg" ndaj 28-vjeçarit me iniciale M. A., pasi dyshohet se ka qenë ai që i ka shitur armën 17-vjeçarit.
Ndërsa ndaj dy të miturve me iniciale L.M., 16 vjeç dhe F. Xh., 17 vjeç është vendosur masa e sigurisë 'detyrim paraqitje', pasi dyshohet se janë të lidhur me ngjarjen.
Adoleshenti akuzohet për veprat penale "Vrasje në rrethana cilësuese" dhe "Armëmbajtje pa leje".





