Një shqiptar ka marrë vëmendjen e mediave italiane për shkak të çmendurisë që bëri kur kuptoi se gaboi rrugën në Genova.
Shqiptari ishte në timonin e makinës kur kuptoi se ishte në rrugën e gabuar, por në tentative për t’u kthyer bën gafen e madhe që mund t’i kishte kushtuar edhe jetën.
50-vjeçari futet në korsinë e gabuar duke ecur në kah të kundërt të makinave. Një gabim i vogël i tij mund të shkaktonte aksident të madh.
Fatmirësisht, një furgon i mirëmbajtjes e drejtoi që të kthehej në rrugën e duhur. Pas kësaj ka rënë në duart e policisë ku ka dorëzuar patentën dhe makinën.





