Një familje shqiptare në Itali u përfshi në një aksident rrugor. Dorisa Hyka dhe bashkëshorti i saj Aldo Troklini ishin nisur drejt spitalit, pasi 22-vjeçares i kishin ardhur dhimbjet e lindjes.
Por në Borgo Roma, familja shqiptare u përplas me një tjetër automjet. Fatmirësisht palët nuk pësuan dëmtime serioze, megjithatë të gjithë u frikësuan pamasë, mbi të gjitha për nënën e re, e cila duhet të shkonte në spital.
Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00 të mbrëmjes në Redipuglia, në provincën e Gorizia.
Në vendngjarje shkoi menjëherë ambulanca dhe 22-vjeçarja u dërgua me urgjencë në spital. Fatmirësisht gjithçka shkoi mirë dhe Dorisa solli një jetë një vajzë të quajtur Brea.
“Fatmirësisht gjithçka shkoi mirë, jemi shumë të lumtur”, rrëfeu Dorisa, e cila jeton prej 3 vjetësh në Itali, ndërsa bashkëshorti i saj Aldo prej 6 vjetësh.





