Katër shqiptarë dhe një greke janë arrestuar gjatë një operacioni të policisë greke, pasi u kapën me 21 kg heroinë.

Operacioni i policisë greke u zhvillua në Kakavije, Egaleo, Haidari dhe Melisia.

Fillimisht në Athinë janë kapur gjatë kontrolleve në banesa e makina, 21 kg 399 gramë heroine. Për këtë janë arrestuar 3 shqiptarë 40, 42 dhe 48 vjeç dhe një shtetase greke 43 vjeçe.

Operacioni ka vijuar në pikën kufitare të Kakavijës, ku është kapur në tentativë për t’u larguar drejt Shqipërisë, kreu i grupit kriminal, një shqiptar 32-vjeçar.